Buçet e ulurin furneli

 

Buçet e ulurin

furneli i thellë

Nga mija zëra

kërcënues, të frikshëm,

Veç tym e mjegull

pa pushim ai vjell,

Kandili vezullon

krejt i përzishëm.

Nga gjumi zgjohem

unë krejt papritur,

Vështrimin n'errësirë

hedh më kot,

Oh, në skëterrë

më kanë vërvitur,

Që kurrë i gjallë

të mos dilkam dot.

Me flakn'e zemrës

dritë e bëj errësirën,

Me flakn'e zemrës

terrin unë e çaj,

Sa zemra zemrës sime

shpesh i thirrën,

Që nga skëterra

shpejt në dritë të dal!

 

New York, 1993

Back to Top